Aktualitet

Heqja e titullit për Surroin, Gjici kërkon ndjesë: E pamenduar

Shkruar nga Liberale
Heqja e titullit për Surroin, Gjici kërkon ndjesë: E pamenduar

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici kakaërkuar ndjesë në emër të institucionit që drejton, lidhur me heqjen e titullit "Qytetar Nderi i Kukësit" për publicistin kosovar Veton Surroi.

Në një postim në Facebook, Gjici shkruan, se ishte nje veprim i nxituar dhe i pamenduar mirë.

"Në emër të Bashkisë Kukës kërkoj ndjesë për veprimin e nxituar sot në Këshillin e Qarkut , lidhur me vendimmarrjen për heqjen e Titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit, pas kërkesës së 57 familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së!

Duke u ndjerë shumë pranë atyre familjeve dhe dhimbjes së tyre në raport me këtë kohë lëndimesh për UÇK nuk e menduam më gjatë kërkesën e tyre emocionale", shkruan kryebashkiaku.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH