Aktualitet

Henri Çili: Zyra ime ligjore s'ka nënshkruar kontratë me Alikon

Shkruar nga Liberale
Henri Çili: Zyra ime ligjore s'ka nënshkruar kontratë me

I ftuar në emisionin "Open", botuesi Henri Çili ka folur për ndalimin e tij dhe akuzat që janë ngritur nga prokuroria e Përmetit.

Ai ka pranuar takimin me Adil Alikon, por ka deklaruar se ishin në diskutime dhe nuk ka pasur asnjë kontratë, e për rrjedhojë nuk ka marrë 750 mijë eurove prej tij.

“As avokatët e mi nuk e kanë dosjen. Në pozitën time si ortak i kësaj studio ligjore unë jam takuar me shumë persona edhe me atë që është lidhur me çështjen e parë. Kam diskutuar shanset për në shkallën e tretë të gjyqësorit. Edhe asistencën që mund të bënim ne për këtë. E kam takuar familjarët e të dënuarve ose familjarë të të çështjeve të tjera.

Përgjimi në botën demokratike është vetëm një indicie për të verifikuar një fakt juridik. Ajo që është në përgjegjësinë time është kjo: unë do të ndërmerrja hapa ligjor në objekt të shoqërisë tregtare që kam në drejtim. Nuk kemi akoma një kontratë shërbimi. Ishim në negociatë. Një negociatë tregtare çfarë është? Një diskutim. Marrëdhëniet e mia me njerëz të afërm janë të sferës private. Nuk kam thyer asnjë ligj. Kam bërë dhurata dhe donacione. Studioja ligjore në pronësinë time nuk ka nënshkruar asnjë kontratë dhe nuk ka vjelë asnjë shumë parash.

Është skandal që dy avokatë arrestohen dhe lihen në arrest shtëpie pasi janë përgjuar kur ata kanë marrë një prokurorë nga ana ime pasi unë nuk jam profesionist i fushës. Ishim në tentativa për një kontratë për shërbime ligjore. Fushatat e komunikimit që janë normale në vende demokratike janë një ndihmesë për dhënien e drejtësisë", tha Çili

Botuesi ka thënë se nuk ka takuar asnjë zyrtar të lartë të drejtësisë dhe se po pret nga organi i akuzës që ta mësojë.

"Nuk kam zhvilluar asnjë takim me një zyrtar të lartë të drejtësisë së Shqipërisë për këtë çështje dhe as për një çështje tjetër në të ardhmen. Nuk ka asnjë provë që unë kam takuar një zyrtar. Nuk e di pse organi i akuzës nuk e publikon këtë emër. Deklaroj se për dy çështjet në fjalë nuk kam takuar asnjë gjykatës dhe asnjë zyrtar të sistemit të drejtësisë. Në jetën time nuk kam takuar asnjë gjykatës. Ka një konfondim. Unë takoj shumë njerëz. Unë akuzohem për diçka dhe për atë përgjigjem", ka thënë Çili./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH