Aktualitet

Helmohen 9 pushues kosovarë në Shëngjin, reagon Pjerin Ndreu

Shkruar nga Liberale
Helmohen 9 pushues kosovarë në Shëngjin, reagon Pjerin Ndreu

Nëntë pushues nga Kosova janë helmuar në një hotel në Shëngjin. Edhe pse nuk dihen arsyet zyrtarisht, dyshohet se shkak i ngjarjes ka qenë një pesticid për desinsektimin e mushkonjave.

Në një prononcim për median kosovare RTK, kryetari i Lezhës, Pjerin Ndreu ka thënë se mendohet se helmimi ka ardhur nga shkaku i një desinsektimi me një material kimik, duke shtuar se nuk ka ndodhur nga ushqimi apo nga uji i pijshëm.

“Për të vërtetuar në gjurmët në gjak për të përcaktuar mikroorganizma duhet minimalisht dy javë”, theksoi Ndreu. Më tej, ai shtoi se standardet e ushqimit që ka Lezha nuk ka asnjë vend tjetër në rajon.

Ai bëri të ditur se janë 9 persona që janë dërguar në spitalin e Lezhës dhe jo 50 siç është njoftuar më parë.

Ndreu sqaroi se të gjithë personat që kanë kërkuar ndihmë mjekësore kanë marrë raportet mjekësore përmes një kartele ku pasqyrohet i gjithë trajtimi mjekësor, që sipas tij këto janë çështje protokolli, ndryshe funksionon sistemi këtu në Shqipëri, ndryshe në Kosovë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH