Aktualitet

Helmimi masiv në Krujë/ Rama: Ndërmarrja ka përgjegjësitë e veta

               Publikuar në : 20:18 - 27/10/21 liberale

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për situatën e krijuar në Krujë ku qindra qytetarë u helmuan nga uji i pijshëm.

Për gazetarët, Rama u shpreh se qeveria ka bërë investimin dhe se ndërmarrja për mirëmbajtjen ka përgjegjësinë e vet. Sipas tij të bësh investimin dhe të sigurosh që uji është në parametrat e duhur janë gjëra të ndryshme.

“Sipas jush nuk duhej ndërtuar ujësjellësi i ri, apo ujësjellësi i ri e ka sjellë këtë problem?! Janë komplet dy gjëra të ndryshme. Të bësh investimin dhe të sigurosh që uji është në parametrat e duhura janë dy gjëra të ndryshme. Qeveria ka bërë investimin për sistemin e ri. Ndërmarrja ka përgjegjësitë e veta. Kjo është në hetim administrativ për të kuptuar çfarë ka ndodhur. Është njësoj si të thuash që pas ndërtimit të një rruge të re janë rritur aksidentet nga rritja e shpejtësisë. Tani e ka fajin rruga e re apo një tjetër aspekt që duhet trajtuar”, deklaroi Rama.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back