Aktualitet

Helmimi i nxënësve në Shkodër, policia shoqëron pronarët e Fast Food-it

Shkruar nga Liberale
Helmimi i nxënësve në Shkodër, policia shoqëron

(Foto ilustruese)

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e djeshme, ku disa nxënës të moshave  10-12 vjeç u paraqitën në spitalin rajonal me shenja helmimi.

Pas shqetësimit të ngritur nga familjarët se janë helmuar nga konsumimi i ushqimit në një nga “fast food-et”, që ndodhen në afërsi të shkollës AKU ka nisur hetimet, ndërsa policia ka shoqëruar pronarët.

Njoftimi i policisë:

Ditën e djeshme, në orën 20:50 është marrë njoftim se në Spitalin Rajonal Shkodër janë paraqitur për mjekim 12 fëmijë të moshës 10-12 vjeç, me shenja intoksikimi, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas familjarëve të tyre fëmijët kanë konsumuar ushqim në një fast food, përpara shkollës në qendër të fshatit Postrribë, Shkodër. Janë shoqëruar pronarët e fast food-it për deklarime, si dhe po bëhen verifikimet nga Drejtoria AKU. Vijojnë veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH