60 nxënës janë paraqitur në spitalin e Shkodrës, pasi shfaqën shenja helmimi.
Shefja e Infektivit në Shkodër Rezarta Bazhdari deklaroi se vetëm brenda 24 orësh ka pasur 34 raste të tilla, ku 8 nxënës aktualisht vijojnë të jenë të shtruar.
“Për 24 orë janë 34 raste, ndërkohë 8 janë të shtruar. Situata është nën kontroll. Nuk ka vend për panik. Spitali po e përballon situatën. Edhe këto raste janë me intoksikim. Janë marrë mostrat për të bërë analizat që të nxirren agjentët shkaktues. Jemi në kontakt me familjarët për t’i qetësuar ata sepse situata është e menaxhueshme”, tha shefja e Infektivit në Shkodër. /Gazeta Liberale