Globi

Helmimi i Navaln, Rusia vendos sanksione ndaj disa shteteve të BE-së

Shkruar nga Liberale
Helmimi i Navaln, Rusia vendos sanksione ndaj disa shteteve të BE-së

Rusia ka vendosur sanksione ndaj Francës, Gjermanisë dhe Suedisë, për shkak të reagimit të tyre ndaj helmimit të opozitarit, Aleksei Navalny.

Vendimi erdhi pasi Ministria e Jashtme mblodhi diplomatët e këtyre shteteve europiane, për t’iu shprehur kritika për veprimet e tyre. Laboratorët e Francës, Gjermanisë dhe Suedisë konfirmuan se opozitari i Presidentit rus, Valdimir Putin, ishte viktimë e një sulmi me Novichok, një agjent nervor shumë i fuqishëm.

Për këtë, Bashkimi Europian i vendosi sanksione eksponentëve të ndryshëm të Kremlinit. Vetë Navalny, tregoi së fundmi se ka prova që pas helmimit të tij qëndron inteligjenca ruse dhe nënvizon se urdhri për vrasjen e tij është dhënë nga Putin.

Presidenti rus adresoi këtë akuzë gjatë fjalimit të fundvitit, ku tha se nëse shërbimi sekret kërkonte ta vriste Navalnin, do ta kishte bërë këtë tashmë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH