Aktualitet

Helidon Bushati: Rama zbulon pas 8 vitesh krizën e ujësjellësve!

Shkruar nga Liberale
Helidon Bushati: Rama zbulon pas 8 vitesh krizën e ujësjellësve!

Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama sa i takon problematikave të ujësjellësve në vendin tonë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Bushati thekson se ngjarja në Krujë ku u helmuan qindra banorë, nxori në pah punët elektorale, pa cilësi dhe të dëmshme të rilindjes. Ndërkohë që Bushatri shtron pyetjen se; kush e ka përgjegjësinë?!

REAGIMI I BUSHATIT

Pas 8 viteve në pushtet, Rama ka mësuar se gjendja e Ujësjellësve është e rëndë.

Më parë deklaronte se ka bërë më shumë se gjithë qeveritë të marra bashkë, por sot po i rezulton dështim.

Ngjarja në Krujë ku u helmuan qindra banorë, nxori në pah punët elektorale, pa cilësi dhe të dëmshme të rilindjes.

Prej 30 muajsh ai ka nën kontroll edhe çdo bashki tashmë, me kryetarë të emëruar prej tij.

I kujt është faji? Kush mban përgjegjësi?

Ish-drejtuesit e fundit te Ujësjellësve ti i ke promovuar, i ke bërë deputetë e zyrtarë akoma më të lartë. E vërteta është se ky sistem është sot në këtë pikë, sepse i ngjan kryekeput dhe është pjellë e rilindjes, e qeverisjes për përfitime, për interesa, e për vota

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH