Aktualitet

Helidon Bushati caktohet drejtues politik i PD-së për Shkodrën

Shkruar nga Liberale
Helidon Bushati caktohet drejtues politik i PD-së për Shkodrën

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ishte pasditen e sotme në Shkodër, ku prezantoi Helidon Bushatin si drejtues politik për zgjedhjet e 25 prillit. Ai shpalli edhe objektivin, 7 deputetë nga 11 që dalin nga ky qark.

“Është një rikthim nga ana formale, pasi në vazhdimësi kam qenë prezent në Shkodër. Objektivat tona janë krejtësisht të arritshëm, 7 deputetë në Shkodër, është objektivi minimal në Shkodër”, tha ai.

Bardhi ta se modeli që ofron PD me drejtuesin e ri politik do të sjellë ndryshimin për Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë.

“Ne kemi vetëm një objektiv, largimin e së keqes. Sot e nisim me drejtuesin e ri politik, modeli që do të ofrojmë do të sjellë ndryshimin për Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë. Do të sjellim ndryshim në Shkodër.

Do të kemi rezultatin më të mirë të 30 viteve në Shkodër. Pala tjetër ka zgjedhur të përfaqësohet me një njeri që nëse do të kishte drejtësi të pavarur do të duhet të ishte në burg”, tha ai.

PD-ja sot zbuloi tre emrat për drejtues politikë në qarqe, në Shkodër do të jetë Helidon Bushati, në Fier Enkelejd Alibeaj dhe në Vlorë, Bujar Leskaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH