Aktualitet

Haxhiu: Kur Basha fitoi bashkinë i thashë Ramës se u bë kryeministër

Shkruar nga Liberale
Haxhiu: Kur Basha fitoi bashkinë i thashë Ramës se u bë

Baton Haxhiu është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, ku ka bërë një deklaratë të fortë. Haxhiu ka treguar në studio se kur Lulzim Basha u shpall fitues i bashkisë së Tiranës në 2011, i tha Edi Ramës se u bë kryeministër i Shqipërisë.

“Ishin zgjedhjet lokale të vitit 2011. ‘Doktor më nuk do kthehesh kurrë në pushtet, mos e merr pushtetin në tavolinë me ashpërsi’, kështu i thashë Berishës në telefon. Ditën kur Luli fitoi zgjedhjet në Tiranë, kam marrë dhe kam dalë në darkë me Edi Ramën dhe i thashë “Prej sot Z. Rama je kryeministër i Shqipërisë”, u shpreh Batoni.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH