Aktualitet

Havard flet shqip!

Shkruar nga Liberale
Havard flet shqip!

Universiteti prestigjioz Havard njofton se, studentët mund të zgjedhin dhe gjuhën shqipe në nivlet e studimit.

Lajmin e ka dhënë Faton Limani, administrator pranë Departamentit të Letërsisë Krahasuese në Harvard.

“Sot kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm shumë të gëzueshëm sa i përket gjuhës sonë shqipe. Në bashkëpunim me bashkëkombasen dhe kolegen Eva Stathi – Misho kemi arritur që të fusim lëndën e gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin e Harvardit për të gjithë studentët e të gjitha niveleve. Lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele – njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced) në Departamentin e Letërsisë Krahasuese”, shkruan ai.

Ky është një lajm fantastik që një universitet me peshë si Havardi të ketë si mundësi zgjedhje dhe gjuhën shqipe në programet e studimit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH