Aktualitet

Harta e krimeve seksuale/ 5 qytetet më të rrezikshme në Shqipëri

Shkruar nga Liberale
Harta e krimeve seksuale/ 5 qytetet më të rrezikshme në

Abuzimi seksual me të mitur, zë me shumë se 60 % të të gjitha krimeve seksuale në Shqipëri, gjatë vitit 2019. Krahas dyfishimit të të pandehurave për krime seksuale, duke iu referuar dokumenteve zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, zbulohet edhe harta e qyteteve ku kanë ndodhur abuzimet seksuale me adoleshentë dhe para-adoleshentë.

Tirana, edhe për shkak të numrit të madh të popullsisë, renditet në krye në listës së kuqe për numrin e abuzimit seksual me të mitur, konkretisht me 21 %. Pas Tiranës renditen Durrësi dhe Korça me 18 %, ndërsa më pas vjen Elbasani. E fundit është Vlora, ku gjatë vitit 2019, janë regjistruar vetëm dy procedime penale për abuzim seksual me të mitur.

Në Berat, Dibër, Kavajë, Kukës, Kurbin dhe Sarandë është regjistruar nga 1 procedim penal për abuzim seksual me të mitur, ndërsa në qytetet e tjera të Shqipërisë nuk është regjistruar asnjë rast.

Edhe sa i takon veprës penale të ngacmimit seksual, Tirana qëndron në krye të listës me 35 % e totalit të procedimeve të regjistruara për këtë vepër, e ndjekur nga Durrësi, Vlora, Elbasani, Berati, Fieri, Korça, Saranda dhe Shkodra.

Sipas të dhënave zyrtare të prokurorisë, 20 % të personave të shpallur fajtor nga gjykata për krime seksuale gjatë vitit 2019, janë liruar nga burgu me kusht. Por, sipas prokurorisë, ky bilanc është pozitiv krahasuar me vitin 2018, ku burgut i kanë shpëtuar 34 % të personave të shpallur fajtorë për një nga krimet seksuale.

Ndërkaq, një pjesë e të dënuarve janë përsëritës në kryerjen e krimeve seksuale, ky kryesisht viktima janë vajzat e mitura, siç ishte edhe rasti i rëndë i përdhunimit të 15-vjeçares nga roja i shkollës në Tiranë

Vitet e fundit janë rritur ngjeshëm procedimet për krimet seksuale, konkretisht me rreth 11 % në 2018 dhe me 40 % në 2019, ndërsa numri i të pandehurve në gjykatë është dyfishuar për vitin 2019./Shqiptarja

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH