Showbiz

Harry: S'u largova nga familja mbretërore, por nga një mjedis toksik

Shkruar nga Liberale
Harry: S'u largova nga familja mbretërore, por nga një mjedis

“E dimë të gjithë si është shtypi britanik dhe ishte pikërisht ai që po shkatërronte shëndetin tim mendor. Kështu bëra atë që do të bënte kushdo baba dhe bashkëshort, të çonte familjen sa më larg këtij ambjenti”.

Kështu ka thënë princ Harry duke dhënë arsyet pse ai dhe partnerja Meghan Markle u zhvendosën drejt Kalifornisë, gjatë një interviste në "The Late Late Show" me James Corden të enjten në mbrëmje.

“Kjo është toksike, kështu që unë bëra atë që çdo burrë dhe atë që çdo baba do të bënte që është: ‘Unë kam nevojë ta heq familjen time nga këtu’, por ne kurrë nuk u larguam.”

Vetëm disa ditë pasi u njoftua se çifti zyrtarisht nuk do punonte më për pallatin mbretëror. Në lidhje me këtë, Harry e bëri të qartë se ai “nuk do të largohet kurrë” nga familja e tij ose të lëkundet në përkushtimin e tij për të ndihmuar të tjerët.

“Pavarësisht nga vendimet që merren në atë anë, unë kurrë nuk do të largohem”, tha Harry duke iu referuar Familjes Mbretërore. “Unë gjithmonë do të kontribuoj. Jeta ime është shërbim publik kështu që kudo që të jem në botë do të jetë e njëjta gjë.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH