Showbiz

Harry Styles, mashkulli i parë që shfaqet në "Vogue”

Shkruar nga Liberale
Harry Styles, mashkulli i parë që shfaqet në "Vogue”

Harry Styles është mashkulli i parë që shfaqet vetëm në coverin e Vogue në historinë 127-vjeçare të revistës.

Të premten, revista zbuloi se kantautori ishte në kopertinën e dhjetorit, ku shfaqej me një tullumbace blu ndërsa ishte veshur me një xhaketë të zezë dhe veshje të dizajnuar nga Gucci.

Në këtë numër, ai ka folur për stilin e tij, muzikën dhe detaje të tjera interesante.

“Si fëmijë më pëlqente padyshim veshjet festive me ngjyra. Mbaj mend një herë që kisha veshur një palë geta. Çmenduri. Dhe kjo ishte mbase pika ku nisi e gjitha! Më pëlqen të luaj me veshjen në përgjithësi”, tha ai.

Ai ka treguar edhe për tranzicionin e tij në stil, në atë që tani është bërë stili i tij identifikues, edhe për stilistin e tij, Harry Lambert.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1170363,1170365"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH