Showbiz

Harry dhe Megan heqin dorë nga statusi mbretëror: Do punojmë për...

Shkruar nga Liberale
Harry dhe Megan heqin dorë nga statusi mbretëror: Do punojmë

Princi Harry dhe Meghan Markle kanë hequr dorë nga “roli” i tyre si anëtarë të familjes mbretërore, për t'iu përkushtuar aktiviteteve të bamirësis1ë. Njoftimi u publikua nga Dukët e Sussex në profilin e tyre në Instagram.

Mësohet se vendimi i dy të rinjve është miratuar zyrtarisht dhe nga Mbretëresha.

“Pas muajsh mendimesh dhe diskutimesh të brendshme këtë vit kemi vendosur të bëjmë një tranzicion këtij institucioni. Synojmë të bëjmë një hap pas si anëtarë të familjes mbretërore dhe të punojmë për t’u bërë financiarisht të pavarur. Tani kemi në program ta ndajmë kohën tonë mes Britanisë së Madhe dhe Amerikës së Veriut, duke vazhduar të nderojmë detyrën tonë në lidhje me Mbretëreshë, Commonwealthin. Ky ekuilibër gjeografik do të na detyrojë të rrisim djalin tonë me një vlerësim për traditën mbretërore ku ai lindi, duke i dhënë familjes sonë hapësirë e nevojshme për t’u përqendruar në kapitullin tjetër, atë të bamirësisë. Ne mezi presim që të ndajmë detajet e plota të këtij hapi tjetër emocionues në kohën e duhur pasi vazhdojmë të bashkëpunojmë me Madhërinë e saj, Mbretëreshën, Princin e Uellsit, Dukën e Kembrixhit dhe të gjitha palët e interesuara “, thuhet në njoftimin e tyre./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH