Aktualitet

Haradinaj në një takim vëllazëror me Ramën: I kërkova të ndihmojë Kosovën në arenën ndërkombëtare

Shkruar nga Liberale

Kryeministri Edi Rama ka pritur në një vizitë ish-kryeministrin e Kosovës, njëkohësisht drejtues i partisë AAK, Ramush Haradinaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj e cilëson "takim vëllazëror", duke sqaruar se kanë diskutuar zhvillimet dhe sfidat e Kosovës.

Më tej, ai shton se i ka kërkuar Ramës që të ndihmojë "në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj".

"Sot në Tiranë një takim vëllazëror me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike.

I kërkova kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj.

E falënderova përzemërsisht për kujdesin e tij dhe të Shqipërisë në këtë periudhë jo të lehtë që po kalon Kosova", shkruan Haradinaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH