Aktualitet

Haradinaj: Kosova është shtet sovran dhe i pavarur

               Publikuar në : 17:08 - 17/08/19 R Liberale

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka replikuar në distancë me kreun e Kuvendit Kadri Veseli.

Gjithçka nisi pas largimit të ambasadës britanike dhe asaj të SHBA-së nga Bordi i Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës në shenjë pakënaqësie ndaj emërimit të Naser Shalës si drejtor i saj.

Veseli e lexoi këtë nepotizëm.

Kadri Veseli: Dorëheqja e miqve tanë amerikanë dhe britanikë nga Bordi i Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës është një lajm i keq për Kosovën dhe duhet të alarmohemi të gjithë. Liria, pavarësia dhe proceset e shtetndërtimit të Kosovës janë arritur vetëm falë mbështetjes së pakursyer të aleatëve dhe, po ashtu, vetëm me ndihmën e tyre mund t’i përballim sfidat që kemi përpara.

Nepotizmi jo vetëm që po e dëmton shtetin tonë dhe po i detyron të rinjtë të ikin nga vendi, por edhe po i cenon rëndë marrëdhëniet jetësore me aleatët tanë më të ngushtë. Kjo ngjarje është dëshmi e qartë se lufta ndaj nepotizmit dhe korrupsionit është një domosdoshmëri, prandaj unë e kam nisur këtë luftë me një vendosmëri të madhe dhe do t’i shkoj deri në fund. Për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën, ne duhet të luftojmë pakompromis korrupsionin.

Por në reagim ndaj kësaj deklarate kreu i AAK-së, Haradinaj, thotë se bota perëndimore e ka pranuar Kosovën shtet sovran e të pavarur ndaj nuk është nevoja që të sillen si protektorat.

Haradinaj: Për mua është e pakuptueshme se si disa politikan e për interesa personale, ende ndihen komodë veç brenda logjikës së protektoratit.Me mbështetjen e fuqishme edhe të miqve ndërkombëtarë, Kosova sot vendosë vet, edhe për kufijtë, edhe për taksën, edhe për Trepçën, edhe për ushtrinë edhe për dialogun e krejt temat tjera të interesit shtetëror!Abuzimi me miq nuk është partneritet dhe nuk është në traditën shqiptare!

 

(Visited 16 times, 1 visits today)

Etiketa:

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *