Aktualitet

Haradinaj: Kosova do të dijë ta ruajë partneritetin me SHBA-në

Shkruar nga Liberale
Haradinaj: Kosova do të dijë ta ruajë partneritetin me

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar popullin dhe ushtrinë amerikane me rastin e 248-vjetorit të krijimit të saj.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se shembulli i sakrificës, përkushtimit dhe atdhedashurisë ishte dhe do të mbetet gjithnjë frymëzim për Kosovën dhe ushtrinë e saj.

“Në këtë ditë historike për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ushtrinë e saj, uroj përzemërsisht popullin amerikan dhe përfaqësuesit e institucioneve mbrojtëse të ShBA-së, me rastin e 248-vjetorit të krijimit të ushtrisë amerikane”.

“Shembulli i juaj i sakrificës, trimërisë, përkushtimit dhe atdhedashurisë ishte dhe do të mbetet gjithnjë frymëzim për ne dhe Ushtrinë e Kosovës”, ka shkruar i pari i AAK-së.

Haradinaj tutje ka thënë se populli i Kosovës do të jetë mirënjohës përjetë për ndihmën e popullit dhe ushtrisë amerikane.

“Të drejtën për të jetuar të lirë e kemi arritur falë ndihmës në kohë të duhur të Ushtrisë Amerikane dhe NATO-s, të cilët shpëtuan popullin tonë nga tragjedia dhe spastrimi etnik”.

“Kosova do të dijë ta ruajë dhe forcojë partneritetin me NATO-n, veçmas me ShBA-të. Populli ynë do të jetë përjetë mirënjohës për kontributin e madh që ushtria dhe populli amerikan kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për vendin tonë”, ka përfunduar ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH