Globi

Haradinaj kërkon dorëheqjen e Kurtit: U bëre turpi i Kosovës

Shkruar nga Liberale
Haradinaj kërkon dorëheqjen e Kurtit: U bëre turpi i Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka kërkuar dorëheqjen e Albin Kurtit nga posti i Kryeministrit të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj e fton t’i përgjigjet pyetjeve të bëra në adresë të tij, teksa i kujton se ka shpërndarë nëpër media hajdutë të vegjël për ta përdhosur figurën e Haradinajt.

Haradinaj ka vijuar me pyetje ndaj Kurtit duke i kërkuar shpjegime se përse po i dëmton prodhuesit vendas duke i hequr Serbisë taksën për prodhimet e subvencionuara. Sipas Ramush Haradinajt, Kryeministri Kurti nuk e ka vendosur reciprocitetin kur e ka hequr taksën.

Në një koment të gjatë Haradinaj i kërkon shpjegime Kryeministrit Kurti edhe për vonesën e vaksinimit të popullatës si dhe për mungesën e investimeve infrastrukturore në vend.

"Albin tërë pushtetin e ke në duar. Vepro në të mirë të vendit. Mos sajo skandale për të harruar mijëra viktima të virusit. Mjegullnajat tua që po i krijon për zhvendosjen e vëmendjes nga problemet e vërteta, nuk të bëjnë punë.

Albin, as unë e as Aleanca, kurrë nuk do të mbështesim shkelësit e ligjit. Ne i dojmë ata në burgje, por jo përmes gjykimit tënd publik, përmes hajnave të vegjël që shfaqen si fantazma të gjalla në ekrane. Por, përmes organeve të drejtësisë, të cilave ti e ushtria jote po iu bëni presionin më të madh të mundur. A jemi ne shtet totalitar? Jo, por me çasjen tënde për kapjen e institucioneve të pavarura, po rrezikohemi të arrijmë edhe në atë situatë.

Kush je ti? Ku po na çon? Ti që po e përdhos edhe gjakun e Dëshmorëve, që lëkund edhe eshtrat e tyre në varre. Ti që u bëre turpi i Kosovës. Marre!", mbyyl postimin e tij Haradinaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH