Aktualitet

Hapja e shkollave/ Specialistja e ISHP: Ja procedurat që do ndiqen

Shkruar nga Liberale
Hapja e shkollave/ Specialistja e ISHP: Ja procedurat që do ndiqen

Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, foli në një lidhje për “News24” lidhur me vendimin për hapjen e shkollave.

Tomini sqaroi se nga klasa e parë deri në të pestën rekomandohet mbajtja e maskave gjatë orëve të mësimit, ndërsa në klasat më lartë maska do të jetë e detyrueshme.

"Duke vlerësuar ecurinë e rasteve pozitive në grupmoshën nga klasa e parë deri në gjimnazë, që i përket një numri shumë të ulët, vendosëm të nisim vitin shkollor. Edhe karantina, ndarja e tepërt për shumë muaj, bënë që të merrnim këtë vendim. Nga klasa e parë deri në klasë të pestë është rekomanduar mbajtja e maskës në orët e mësimit. Do ketë orë mësimore jashtë ambienteve të klasës. Grupi tjetër, nga klasa e pestë deri në gjimnazë do të mbajnë në mënyrë të detyrueshme gjatë gjithë aktivitetit mësimor dhe jo vetëm maskën. Sa i përket distancës do të jetë jo më pak se 1.5 metra.", u shpreh ajo.

Gjithashtu, Tomini theksoi se do të ruhet distanca prej 1.5 metra mes nxënësve, do të ketë dezinfektantë në çdo klasë, si dhe do të izolohen menjëherë rastet e dyshuara dhe kontaktet e tyre. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH