Aktualitet

Hapja e negociatve me BE brenda 6 muajsh? Bumçi: Basha dhe PD e bën

Shkruar nga Liberale
Hapja e negociatve me BE brenda 6 muajsh? Bumçi: Basha dhe PD e bën

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi në një intervistë për Euronews Albania tha se Partia Demokratike dhe lideri i saj Lulzim Basha, nëse fitojnë në zgjedhjet e 25 prillit do të arrijnë të hapë kapitujt për negociatat me BE brenda 6 muajsh.

Sipas tij, në 8 vitet e qeverisjes së Ramës, Shqipëria ka qenë në vendnumëro sa i përket procesit të integrimit evropian, madje ka bërë hapa prapa në këtë drejtim pasi kushtet për Shqipërinë u shtuan nga 5 në 15.

Ish-ministri i Jashtëm tha se kryedemokrati Lulzim Basha e ka dëshmuar se ka arritur të fitojë sfida të mëdha kur ka mbajtur poste të rëndësishme teksa rikujtoi futjen e Shqipërisë në NATO kur Basha mbante postin e ministrit të Jashtëm apo liberalizimin e vizave.

“Janë lehtësisht të realizueshme kushtet e vëna, mjafton që qeveria të mos marrë kompetenca të institucioneve të tjera. Vullneti është i plotë te Basha dhe opozita, e ka treguar kur u realizua liberalizimi i vizave.

Ka pasur një vullnet të jashtëzakonshëm të BE në favor të Shqipërisë, nuk ka ngrirje të procesit të zgjerimit; Mali i Zi, RMV dhe Serbia kanë përparuar shumë më tepër se ne me hapjen e kapitujve të negociatave. Po të na kishin vënë kushte të vështira, e kuptojmë që nuk arrihen, por kushtet e vëna janë shumë të lehta. Është vetëm çështje e vullnetit politik”, tha Bumçi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH