Aktualitet

Hapja e negociatave/ Varhelyi: Të përkushtuar për të sjellë gjithë rajonin në BE

Shkruar nga Liberale
Hapja e negociatave/ Varhelyi: Të përkushtuar për të

Komisioneri i Bashkimit Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka reaguar pas zhvillimit të Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se, “jemi të angazhuar për ta sjellë të gjithë rajonin brenda BE-së”.

“Ne po hapim negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë ?? dhe Maqedoninë e Veriut ??. Me mjedisin gjeopolitik në ndryshim, prioriteti ynë mbetet Ballkani Perëndimor. Ne jemi të përkushtuar më shumë se kurrë për ta sjellë të gjithë rajonin brenda #BE-së ??. Sot po bëjmë një hap të madh drejt këtij angazhimi”, shkruan Varhelyi.

16 vite nga firmosja e marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit dhe 8 vite nga marrja e statusit të vendit kandidat, Shqipëria nisi sot bisedimet zyrtare në tryezë me Bashkimin Europian.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH