Aktualitet

Hapja e negociatave/ Meta kundër Ramës: Janë 15 kushte të qarta

               Publikuar në : 22:47 - 29/06/20 liberale

Ndryshe nga qeveria, Presidenti Ilir Meta thotë se vendi ynë duhet të përmbushë 15 kushte për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare që hapja zyrtare e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Sipas tij, disa nga kushtet janë reforma zgjedhore dhe ngritja e Gjykatës Kushtetuese.

“Situata është e qartë që nga vendimi i Këshillit të vendeve anëtarë, por që u përforcua më shumë nga PE që Shqipëria duhet të plotësojë 15 kushte dhe duhet të plotësojë disa kushte madhore para se të bëhet konferenca e parë, e shpalljes së çeljes së negociatave dhe disa nga këto janë reforma zgjedhore që duhet bërë me konsensus, ngritja e Gjykatës Kushtetuese sipas rekomandimeve të Venecias, ngritja e Gjykatës së Lartë dhe disa kushte të tjera.

Me Ramën jemi takuar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit evropian dhe e kam bërë të qartë qëndrimin dhe angazhimin tim për plotësimin e kushteve. Pas një vonese të jashtëzakonshme Komisionit të Venecias publikoi raporton final për Gjykatën Kushtetuese dhe unë kam filluar menjëherë punën për zbatimin e tyre. Institucionet e Europës e kanë thënë se do të ndjekin zbatimin e rekomandimeve të Venecias dhe e kanë shprehur se nuk ka vend për komente pasi janë shumë të qarta”, u shpreh Meta në Syri.tv.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back