Aktualitet

Hapja e negociatave me BE-në, reagon presidenti Joe Biden

Shkruar nga Liberale
Hapja e negociatave me BE-në, reagon presidenti Joe Biden
Shtëpia e Bardhë ka përshëndetur nisjen e bisedimeve të anëtarësimit mes Bashkimit Europian  Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Lajmin e ka bërë me dije ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim e cila ka postuar në Tëitter mesazh të marrë nga presidenti Joe Biden. “Shtetet e Bashkuara mirëpresin hapat e rëndësishëm që Bashkimi Evropian po ndërmerr për të çuar përpara integrimin e Ballkanit Perëndimor në komunitetin euroatlantik duke hapur bisedimet e pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një moment kur Rusia ka shkatërruar paqen në Evropë, është më e rëndësishme se kurrë të mbështesim aspiratën për një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe. Një Ballkan Perëndimor demokratik, i sigurt dhe i begatë mbetet thelbësor për këtë vizion. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë një partner i fortë dhe i besueshëm ndërsa ato vende punojnë për të mbrojtur të drejtat e njeriut, për të forcuar reformat demokratike dhe për të mbështetur sundimin e ligjit. Hapat që BE, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ndërmarrë ditët e fundit duhet të frymëzojnë të gjithë aspirantët e BE-së në rajon për të rritur angazhimin e tyre për forcimin e demokracive të tyre”, thuhet në mesazhin e presidentit amerikan. Sot në mëngjes, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, atë maqedonas Dimitar Kovačevski, si dhe Kryeministrin e Republikës së Çekisë, Petr Fiala, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. /Liberale.al  

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH