Aktualitet

Hapet sezoni turistik në Berat/ Klosi: Ky vit me shifra më të larta

Shkruar nga Liberale
Hapet sezoni turistik në Berat/ Klosi: Ky vit me shifra më të

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi nga Berati ka folur për masat dhe përgatitjen e objektivave për fillimin e sezonit të turizmit 2021. Prioritet sipas ministrit, do të jetë shtimi i vëmendjes për përmirësimin e infrastrukturës dhe shtimi i vizitorëve dhe ofertave turistike.

"2021 besoj do të jetë me shifra shumë më të larta se sa viti 2020 dhe Berati do të rikuperojë në kuadër të fillimit të strukturave hotelerie më shumë se sa viti 2020. Kemi mundësi që në gjithë qarkun tonë të kemi turistë e padyshim të kemi biznes për këta operatorë turistikë, të cilët vuajnë efektet e pandemisë", tha Klosi.

Ndërsa foli për qasjet e reja të këtij sezonit turistik veror Klosi tha që detyrë parësore është një askion i mirëorganizuar për përfundimin e pastrimit të zonave turistike brenda 15 qershorit.

"Na del si detyrë të gjithë ne si administratorë publik përfaqësues në këtë komunitet që ka të bëjë me shërbimet që ofron administrata shtetërore. Më shumë prioritet ne nuk duhet të kemi Kalanë e Mangalemin, nuk duhet të kemi vetëm Goricën dhe zonën historike si ofertë turistike të qarkut tonë", vijoi Klosi.

Sezoni i ri turistik 2021 do të zhvillohet edhe këtë vit nën respektim e masave dhe rregullave të distancimit social për mbrojten nga virusi Covid-19.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH