Kafeneja e parë e kanabisit është hapur të martën në Los Anxhelos, SHBA.
Kafeneja “Lowell Farms: A Cannabis Cafe” është e para që mori licensën për konsumimin e kanabisit.
Kafja është biznesi i parë në SHBA që pajiset me licencë plotësisht të ligjshme për konsumimin e kanabisit.
Shefja e kuzhinës Andrea Drummer ka ideuar një meny në “Lowell Farms” që do jetë posaçërisht për kanabisin.
Klientët do kenë mundësi të tymosin marihuanë në kafene.
Gjithashtu, “Lowell Farms” ofron hapësirë jashtë për ata që nuk e konsumojnë kanabisin, ndërsa e gjithë hapësira e brendshme është dizajnuar për konsumimin e lëndës narkotike./Gazeta Liberale