Aktualitet

“Hape derën”, fqinja tregon fjalët e Shkëlzen Velajt për nënën

Shkruar nga Liberale
“Hape derën”, fqinja tregon fjalët e Shkëlzen Velajt

Një rrëfim tronditës vjen në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmë në Vlorë, ku 35-vjeçari Shkëlzen Velaj u vra me breshëri armësh. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:55, në lagjen “24 maji”.

Një nga fqinjet ka treguar për mediat bisedën e fundit që 35-vjeçari pati me nënën, ku i kishte kërkuar asaj që të hapte derën. Sipas saj, nëna e moshuar nuk kishte arritur që të hapte derën, pasi kishte dëgjuar zhurma dhe ishte traumatizuar.

“Unë jam gjitone. Atje isha mbrëmë. E mori vesh edhe e ëma, por i thanë për vdekjen pas orës 02:30. Djali i kishte kërkuar të hapte derën. Ajo tha se; ‘sa shkova të hapja derën unë, se hapja dot se dëgjova zhurma, u tromaksa'. Kur kishte hapur derën e kishte gjetur djalin të vrarë. Ajo është vetëm tani. I ka vdekur një djalë para 6 vitesh dhe burri i ka vdekur. Ka dhe një djalë, e ka në Itali”, u shpreh një fqinje e viktimës”, tha ajo.

Ndërkohë, një tjetër fqinj tjetër tha se viktima ishte shumë i rregullt dhe se kishte ndihmuar gjithmonë për lagjen, kishte shtruar rrugën me lekët e veta.

“Djali nuk kishte asnjë problem këtu. Madje, ai interesohej edhe për shtrimin e rrugëve. Ai e ka shtruar rrugën tonë, duke paguar vetë. Solli dhe një shtyllë ndriçimi. Ishte një njeri shumë i rregullt për ne. Grua më të mirë nuk gjen në botë se sa e ëma e tij. Shumë fatkeqësi e madhe”, shprehet një tjetër fqinj.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH