Lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh ka thënë se janë afër një marrëveshjeje për një armëpushim me Izraelin.
Zyrtarët e Hamasit janë “afër arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi” me Izraelin dhe grupi i ka dhënë përgjigje ndërmjetësuesve të Katarit, tha Ismail Haniyeh në një deklaratë për Reuters.
Por Haniyeh nuk zbuloi më shumë detaje, ndërsa një zyrtar i grupit tha për Al Jazeera TV se negociatat ishin të përqendruara në atë se sa do të zgjaste armëpushimi, marrëveshjet për dërgimin e ndihmave në Gaza dhe shkëmbimin e pengjeve izraelitë të mbajtur nga Hamasi me të burgosurit palestinezë në Izrael.
Ai tha se të dyja palët do të lirojnë gratë dhe fëmijët dhe detajet do të shpallen nga Katari, i cili është duke ndërmjetësuar në negociata. Hamasi mori rreth 240 pengje gjatë sulmit të tij të 7 tetorit në Izrael që vrau 1200 njerëz. Bisedat për një marrëveshje të afërt pengjesh kanë qarkulluar për ditë të tëra.