Aktualitet

Hamasi i kërkoi Perëndimit të ndërhyjë për të ndaluar bombardimet e Gazës

Shkruar nga Liberale
Hamasi i kërkoi Perëndimit të ndërhyjë për të

Hamasi palestinez, i cili kontrollon Rripin e Gazës, i bëri thirrje të gjithë botës që "të ndërmarrë veprime të menjëhershme" për të ndaluar bombardimet izraelite që u intensifikuan ndjeshëm sonte në enklavë.

"Ne u bëjmë thirrje vendeve arabe dhe myslimane dhe komunitetit ndërkombëtar që të marrin përgjegjësinë dhe të veprojnë tani për të ndaluar krimet dhe masakrën e popullit tonë," tha organizata në një deklaratë. Më herët, zëdhënësi ushtarak izraelit njoftoi se Forcat Ajrore dhe ato tokësore po intensifikojnë operacionet e tyre në Rripin e Gazës.

“Gjatë orëve të fundit ne kemi intensifikuar sulmet në Gaza”, tha kundëradmirali Daniel Hagari, duke folur në televizionin izraelit. Sipas Haggari, Forcat Ajrore po nisin sulme ndaj tuneleve të Hamasit dhe infrastrukturës tjetër.

“Përveç sulmeve të kryera ditët e fundit, forcat tokësore po zgjerojnë operacionet e tyre sonte”, shtoi ai, pa specifikuar nëse ky do të ishte fillimi i operacioneve tokësore të ushtrisë izraelite në Gaza. Kompania palestineze e telefonisë celulare Jawwal raportoi se për shkak të granatimeve të rënda, telekomunikacioni dhe lidhja me internetin janë ndërprerë.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze gjithashtu njoftoi se kishte humbur kontaktet me shërbimet e saj në Gaza dhe grupet e saj që punonin në enklavë. Gazetarët e AFP-së në Gaza thanë se telefonat e tyre celularë funksionojnë vetëm kur janë në zona ku mund të marrin një sinjal nga rrjeti izraelit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH