Aktualitet

Haliti dhe Murrizi i kërkojnë Kuvendit ndryshime në Kodin Zgjedhor

Shkruar nga Liberale
Haliti dhe Murrizi i kërkojnë Kuvendit ndryshime në Kodin

Deputetët e opozitës, Myslim Murrizi dhe Valter Haliti kanë kërkuar sot në mbledhjen e radhës së Komisionit për Reformën Zgjedhore të bëhen ndryshime në kodin zgjedhor.

Mësohet se amendimet e Murrizit dhe Halitit, përmes së cilave kërkojnë sistem zgjedhor me lista të hapura janë dërguar në Kuvend.

Para se të niste mbledhja Murrizi deklaroi se "do të propozojnë ndryshimin e sistemit Zgjedhor. Ndryshimi i sistemit, i kërkuar jo vetëm nga ne, por nga të gjithë përveç Ramës dhe Bashës, kërkojnë që demokracia të shkoj tek qytetari. Ne kërkojmë një sistem të listave të hapura që qytetarët të zgjedhin përfaqësuesit të tyre" /Gazeta Liberale

[gallery columns="1" size="full" ids="1112454,1112455,1112456,1112457"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH