Aktualitet

Halit Valteri: Rama të dalë në përballje të vërtetë me qytetarët...

Shkruar nga Liberale
Halit Valteri: Rama të dalë në përballje të

Deputeti Halit Valteri i kërkon Ramës të dalë në përballje të vërtetë me qytetarët për buxhetin e vitit 2021. Ai tregon se qytetarët ditë për ditë pyesin deputetët se "Ku shkojnë paratë e buxhetit, ku shkojnë taksat?”.

Valteri thotë se Rama nuk e bën përballjen me qytetarët e vërtetë, pasi për të qytetarët e vërtetë janë oligarkët dhe biznesmenët të cilëve u jep tendera.

Valteri thotë se edhe në buxhetin 2021 Rama nuk i llogarit qytetarët teksa kërkon nga qytetarët që mos votojnë në 25 prill për kastën e vjetër politike.

"Pas 12 muajsh në këtë seancë, erdhi momenti të flasim për buxhetin. Për atë ku i kanë sytë qytetarët dhe taksapaguesit. Viti i ardhshëm parashikohet vit delikat për financat dhe xhepat e shqiptarëve. Pyetja që na bëjnë qytetarët është ku përfundojnë taksat tona, edhe sa do durojmë. Për të gjitha këto Rama të dalë në një përballje publike me qytetarët. Por ai nuk e bën sepse ka frikë nga përballja me qytetarët. Për të qytetarët e vërtetë janë oligarkët.

Për Edi Ramën qytetarët e vërtetë nuk janë hallexhinjtë e të pamundurit, por biznesmenët, oligarkët, njëri i dhuron vila 500-600 mijë euro, tjetri Benzi 130 mijë euro. Kjo është vallja Rama-Basha, por këtu gjeni dhe Kryemadhin. Që i shkojnë me valixhe lekët nga biznesmenët që marrin lekë nga tenderat e Ramës.

E dimë z/kryeministër se nuk i llogarisni qytetarët. Ulni taksat, rrisni asistencën, rrisni pensionet që t’i kalojnë si bashkëmoshatarët e tyre. Para se të na thuash se Luli është çun i mirë dhe i bukur, plotëso 15 kushtet e Bundestagut se u bëtë gazi i botës duke hapur shampanja. Shqiptarët kanë mbetur vendnumëro.

SPAK-un e ka zënë gjumi, që kur u krijua është kthyer në organ kaps.”, tha Valteri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH