Aktualitet

Halit Valteri: Disiplinoni Damian Gjiknurin, ja çfarë duan shqiptarët

               Publikuar në : 10:28 - 24/09/20 liberale

Deputeti Halit Valteri deklaroi në fjalën e tij në Kuvend se shqiptarët sot kanë nevojë për hapje litash dhe jo për kllounë politikë, duke bërë thirrje për “disiplinim të Damian Gjiknurit”.

Ndërsa, deputeti Ralf Gjoni ngriti shqetësimin se projekt-ligjet që propozohen nga opozita nuk shqyrtohen, ndërsa propozimet e maxhorancës shqyrtohen.

Ralf Gjoni: Angazhimi ynë për ligjet ëhstë cilësor. Unë dua të flas në lidhje me drejtimin tuaj të Kuvendit. Propozimi im i projekt-ligjeve nga unë a dikush tjetër nga opozita duhet të trajtohen me seriozitet. Minimalisht projekt-ligjet duhet të trajtohen. Kur janë propozimet tona, thoni prisni se ka kohë, kur ju intereson, e ndryshoni Kushtetutën për 2 orë.

Gramoz Ruçi: Nuk është kështu. kam thënë se amandamentet të shqyrtohen edhe nismat e projekt-ligjeve të opozitës. Kur ka propozime të projekt-ligjeve, ata shqyrtohen në bllok. Të gjitha nismat vijnë të gjitha për të marrë përgjigjen përfundimtare.

Halit Valteri: Shqiptarët kanë nevojë për hapje listash dhe jo për kllounë politikë. Ju lutem, disiplinoni Damian Gjiknuri. keni thyer çdo cak për të mos ju dhënë shqiptarëve atë që duan, listat e hapura. Shqipëria nuk është një vend që ndahet në zona elektorale, siç doni ju.

Gramoz Ruçi: Jemi këtu për të diskutuar, jeni të lirë të flisni, por ju lutem përmbajuni pasqyrës së punimeve të Kuvendit.

Tags: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back