Aktualitet

Hakerat publikojnë një tjetër database me numrat e telefonave të shqiptarëve

Shkruar nga Liberale
Hakerat publikojnë një tjetër database me numrat e telefonave

Hakerat kanë publikuar një tjetër database, ku këtë herë bëhet fjalë për numrat telefonikë të shqiptarëve. Në databas-ën e dërguar në “Homeland Justice” shihet një listë prej 14 milionë numra celularë, të një historiku prej 4 vitesh që nga viti 2018 deri në vitin 2022.

"Përveç publikimit të numrave, hakerat iranianë kanë vendosur edhe të dhënat personale si emër, mbiemër, emrin e nënës dhe babait, numrin e kartës së identitetit, datëlindjen dhe se kur është regjistruar numri i celularit", shkruan BW.

“Linjat telefonike shqiptare janë përdorur në shërbim të aktiviteteve terroriste të MEK në vende të tjera”, thuhet në mesazhin e hakerave në rrjetin e komunikimit.

Burimi: BW

[gallery columns="1" size="full" ids="1286827,1286829"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH