Globi

Hakmarrje pas rebelimit? Rusët publikojnë foto me të brendshme të Yevgeny Prigozhin

Shkruar nga Liberale

Duket se pala ruse është futur në një fushatë shpifjeje ndaj kreut të grupit mercenar Wagner, pasi pak ditë pas publikimit në mediat ruse të fotove dhe videove nga pallati i ish-“kuzhinierit” të Kremlinit, ata kanë qarkulluar në rrjetet sociale prej disa orësh në media një foto e re e Yevgeny Prigozhin.

Në foton, e cila u shfaq për herë të parë në dhomat e bisedave të Telegramit rus, Prigozhin shihet duke përshëndetur kamerën me pantallonat e ulura, duke zbuluar të brendshmet e tij.

Fotografia është bërë në orën 7:42 të mëngjesit të 12 qershorit, 11 ditë përpara tentativës së "grushtit të shtetit" të Prigozhin, pa specifikuar se kush e ka realizuar.

Në fillim të korrikut, gazeta proqeveritare ruse "Izvestia" publikoi foto dhe video të bastisjes së autoriteteve ruse të sigurisë në “pallatin” e Prigozhinit.

Imazhet nga bastisja përfshinin një gardërobë të madhe që përmbante shumë paruke me ngjyra dhe stile të ndryshme, ndërsa një seri tjetër fotografish që u zbulua në kanalet ruse të Telegramit të mbështetur nga shteti tregonte Prikozin të veshur me paruke si pjesë e maskimeve të ndryshme që të kujtojnë madje edhe filmin "Borat".

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH