Aktualitet

Hakerat nxorën e-mailin për vrasjen e tij, reagon zyra e kryeministrit Albin Kurti

Shkruar nga Liberale
Hakerat nxorën e-mailin për vrasjen e tij, reagon zyra e kryeministrit

Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka zbuluar një plan për të vrarë kryeministrin Albin Kurti në vitin 2021. Hakerat bënë publik një dokument, i cili dyshohet se është marrë nga e-maili i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vitin 2021, Gledis Nano.

Në dokument theksohet se Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka marrë informacione për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet.

Ndërkohë, zyra e kryeministrit Albin Kurti ka konfirmuar ngjarjen për Euronews Albania, duke thënë se kreu i qeverisë së Kosovës është njoftuar nga autoritetet, të cilat kanë marrë menjëherë masa.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka qenë i njoftuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi. Rasti nuk është bërë publik për të mos përhapur panik”, thuhet në reagim.

Vrasjet do të kryheshin me qëllim destabilizimin e Kosovës.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH