Globi

Hakerat “gjunjëzojnë” Italinë dhe Francën, alarmi ngrihet në BE, SHBA dhe Kanada

Shkruar nga Liberale
Hakerat “gjunjëzojnë” Italinë dhe Francën,

Një sulm masiv kibernetik është zbuluar nga ekipi i reagimit ndaj incidenteve të sigurisë kompjuterike të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike në Itali.

Teknikët e ACN kanë anketuar tashmë disa dhjetëra sisteme kombëtare ndoshta të komprometuara dhe kanë alarmuar subjekte të shumta, sistemet e të cilëve janë ekspozuar, por jo ende komprometuar.

Qeveria në Itali po ndjek nga afër zhvillimet nga ACN, me sulmin që kulmoi sot me një “ransomëare” që qarkullon tashmë në serverët VMware ESXi.

Në javët e kaluara, nevoja për t’iu kundërvënë dobësive të sistemeve të IT ka qenë objekt i një raporti të kryeministres Giorgia Meloni në Këshillin e Ministrave, shoqëruar me ftesën për një lidhje të ngushtë midis strukturave institucionale dhe CAN.

Dobësia e shfrytëzuar nga hakerat është rregulluar tashmë në të kaluarën nga prodhuesi, por, siç thekson Acn, “jo të gjithë ata që përdorin sistemet e prekura aktualisht e kanë rregulluar atë“.

Dhe serverët e synuar, nëse nuk kanë rregullimet adekuate mund të hapin dyert për hakerët që t’i shfrytëzojnë ato në këto orë pas rritjes së fortë të sulmeve të regjistruara gjatë fundjavës.

Të parët që vunë re sulmin ishin francezët, ndoshta për shkak të numrit të madh të problemeve të regjistruara në sistemet e disa ofruesve në atë vend. Më pas, vala e sulmeve u zhvendos në vende të tjera, përfshirë Italinë.

Për momentin ka disa mijëra serverë të komprometuar në të gjithë botën, nga vendet evropiane si Franca (vendi më i prekur) Finlanda dhe Italia, e deri në Amerikën e Veriut, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.

Shfrytëzimi i cenueshmërisë, shpjegon Agjencia italiane “lejon në një fazë pasuese të kryejë sulme ransomëare që kodojnë sistemet e prekura duke i bërë ato të papërdorshme derisa të paguhet një shpërblim për çelësin e deshifrimit“.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH