Aktualitet

Hakeem Jeffries, afrikano-amerikani i parë që drejton demokratët në Kongres

Shkruar nga Liberale
Hakeem Jeffries, afrikano-amerikani i parë që drejton demokratët

Hakeem Jeffries është pasardhësi i Nancy Pelosit, e cila largohet nga udhëheqja e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së në moshën 82-vjeçare pas dy dekadash. Detyra e tij do të fillojë nga janari 2023.

Ai është afrikano-amerikani i parë që e merr këtë rol. “Gati për punë”, ishte komenti i tij përmes Twitter.

“Kur u nominova për presidencën e grupit parlamentar, askush nuk mund t’i imagjinonte sfidat me të cilat do të përballej populli amerikan”, shkruante ai në letrën katërfaqëshe me të cilën kishte shpallur synimin e tij për të kandiduar më 18 nëntor të kaluar.

"Misioni im do të jetë të sigurohem që çdo anëtar i vetëm të ketë një vend autentik në tryezën legjislative dhe mundësi maksimale për të shkëlqyer. Ky është premtimi im për ju," shtoi ai.

Jeffries është me origjinë nga Brooklynborough i New York City. Jurist, i lindur në vitin 1970, ai është anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të shtetit të Nju Jorkut që nga viti 2013, i zgjedhur me mbi 90% të votave. Ai tha se "fryma e tij e shërbimit publik" vinte nga prindërit e tij, të dy nëpunës civilë. Mami ishte një punonjëse sociale ndërsa babai punonte si konsulent shtetëror.

Si avokat për reformën në drejtësinë penale, ai ka paraqitur reforma për përdorimin e tepruar të forcës nga policia pas vdekjes së Eric Garner dhe George Floyd. Ai dëshiron masa për kontrollin e armëve dhe më shumë liri zgjedhjeje për gratë në çështjet riprodhuese.

Ndryshimi në komandë për demokratët vjen pikërisht kur republikanët duhet të marrin kontrollin e shumicës së Dhomës së Përfaqësuesve, qoftë edhe vetëm për një pjesë të vogël të vendeve, pas rezultatit të zgjedhjeve afatmesme të 8 nëntorit./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH