Showbiz

Hajdutët i marrin 400 mijë dollarë reperes së njohur

Shkruar nga Liberale
Hajdutët i marrin 400 mijë dollarë reperes së njohur

Megan Thee Stallion ka rënë pre e grabitjes. Mediat e huaja raportojnë se dy burra hynë brenda shtëpisë së reperes së famshme pasi thyen dritaren.

Ata arritën të merrnin disa para dhe bizhuteri me vlerë 400 mijë dollarë, thanë burimet për mediat, duke shtuar se ajo nuk ishte në shtëpi në atë kohë.

Policia është ende duke punuar për të identifikuar grabitësit duke përdorur pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë.

Ylli i muzikës nuk ndodhej në shtëpi në momentin e vjedhjes. Në një reagim pas ngjarjes, reperja shkroi: “Gjërat materiale mund të zëvendësohen, por më vjen mirë që të gjithë janë të sigurt.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH