Aktualitet

Hajdarmataj: Vettingu në polici hipokrizi dhe i panevojshëm

Shkruar nga Liberale
Hajdarmataj: Vettingu në polici hipokrizi dhe i panevojshëm

Ish- drejtori i Policisë, Arben Hajdarmataj është shprehur në Report Tv, se Vettingu në Polici ka hipokrizi dhe është i panevojshëm, për sa kohë që verifikimet i bën SHÇBA.

Duke marrë shkas nga përjashtimi nga detyra të policit Arben Frashëri se nuk justifikonte një shtëpi 56 metra2, Hajdarmataj tha se askush në Shqipëri nuk mund të justifikojë me fatura ndërtesat e bëra para viteve 2000.

"Unë personalisht e kam kundërshtuar mënyrën e vettingut në Polici, sepse mënyra si erdhi Vettingu ishte për shkak të atributeve personale që mori Xhafaj në sistemin e Drejtësisë. Policia e Shtetit është i vetm institucion që ka një organ që e ndjek penalisht, SHÇKB-ja. Në momentin që ka një shkelje penale ndiqet nga SHÇBA, nëse prokuroria nuk e ka, apo administratat e tjera jo, policia e ka. Në këtë arsye nuk e shoh të nevojshme Vettingu në Polici.

Asnjë person në Shqipëri që ka ndërtuar një shtëpi para viteve 2000 nuk ka mundësi që të gjejë fatura. Kush është ai shqiptar, nuk i kanë as bizneset, jo polici që tull laç e ka bërë vetë, dhe ti i thua nuk e justifikon, imagjino çfarë hipokrizie ka Vettingu në Polici", tha Hajdarmataj.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH