Aktualitet

Hajdari: Të prodhojmë një Reformë Zgjedhore që t'i rezistojë kohës

Shkruar nga Liberale
Hajdari: Të prodhojmë një Reformë Zgjedhore që t'i

Teksa na ndajnë vetëm pak orë nga afati përfundimtar i vendosur nga vetë udhëheqësit, bashkëkryetarja e tryezës së Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari ka përcjellë një tjetër mesazh për anëtarët e Këshillit Politik.

Hajdari i ka ftuar palët që të punojnë pa ndalur deri ditën e nesërme, që të arrihet kompromisi në katër çështje ku palët nuk kanë rënë dakord, si sistemi zgjedhor, teknologjinë e përdorur në zgjedhje për identifikimin e votuesve, administrimin e zgjedhjeve dhe administratën zgjedhore, si dhe Kolegjin Zgjedhor.

"Duke qenë se na ndajnë vetëm 24 orë nga mbarimi I afatit që kemi vendosur për të përfunduar reformën zgjedhore dhe ende jemi larg një kompromisi, I ftoj sot publikisht anëtarët e Këshillit Politik që të mos e mbyllim mbledhjen derisa të arrijmë kompromisin për këto cështje:

Sistemin Zgjedhor

Teknologjinë e përdorur në zgjedhje për identifikimin e votuesve

Administrimin e zgjedhjeve dhe administratën zgjedhor

Kolegjin Zgjedhor

Nëse nga sot e deri nesër, punojmë pa pushim, duke patur parasysh jo interesat e ngushta të partive por interesat më të mira të shqiptarëve ne mund t’ia dalim të prodhojmë një reformë e cila ti rezistojë kohës dhe të prodhojë zgjedhje të lira dhe të ndershme", shkruan ndër të tjera Hajdari./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH