Aktualitet

Hajdari: Nuk tërhiqemi nga kërkesat, ne kemi kontrollin e parlamentit

Shkruar nga Liberale
Hajdari: Nuk tërhiqemi nga kërkesat, ne kemi kontrollin e parlamentit

Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari është shprehur se opizita e re do të kushtëzojë në parlament marrëveshjen e arritur nga Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore, duke thënë se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre pavarësisht presioneve që mund t'i vijnë nga jashtë, qoftë ndërkombëtarët apo edhe nga opozita jashtëparlamentare.

"Nuk tërhiqemi nga kjo kërkesë dhe ia bëjmë të qetë Ramës se opozita parlamentare e ka marrë përsipër këtë betejë dhe nuk ka tërheqje nëse kemi presion nga opozita parlamentare apo nga ndërkombëtarët se janë të dobishme për të pasur një garë të drejtërdrejtë. Kjo kërkesë vjen në një kohë të vështirë por që është e nevojshme që të mos mbetemi në vend numoro por të kemi zgjedhje me standarde dhe duhet ta bëjmë realitet se listat e hapura mbështet 75% e qytetarëve shqiptar dhe duhet të realizojmë. Nëse Rama zgjedh të shkojë me opozitën jashtë parlamentare po u kthen kurrizin shqiptarëve. Nëse jo, u ka bërë nder shqiptarët.

Ne i shtruam kërkest tona dhe ka një presion të jashtëzakonshëm se marrëveshja që është bërë në atë tryezë i shërben integrimit të Shqipërisë dhe riktheun PD/ LSI në sistem, por nuk është e plot dhe nuk mbështet nga publiku i gjerë. Në kemi kontrollin e parlamentin, se Rama nuk i ka votat. Padyshim që do ta kushtëzojmë, jemi 29 deputetë që do ta kushtëzojë votën e tyre pa patur lista të hapura, nuk ka shans që ne të votojmë. Nuk u vendos gjë, por ne do të vazhdojmë që të këmbëngulim në kërkesat tona, do i imponohemi mazhorancës se nuk i kanë votat për ta votuar në parlament. Ne jemi unisong dhe nuk lëshojmë pe", tha Hajdari.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH