Aktualitet

Hajdari nuk largohet, Korab Lita: I kërkuam dorëheqjen, ajo pranoi

Shkruar nga Liberale
Hajdari nuk largohet, Korab Lita: I kërkuam dorëheqjen, ajo pranoi

Pas deklartaës së djehsme në rrjetet sociale, ku falenderonte kolegët për besimin e dhënë, deputeti i opozitës parlamentare, Korab Lita ka dalë sot në një deklaratë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit.

Lita ka konfirmuar sërish se është zgjedhur në krye të Grupit Parlamentra, pas dorëheqjes së Rudina Hajdarit.

“Pasi janë paraqitur të gjitha problematikat, i është kërkuar zonjës Hajdari të tërhiqet nga drejtimi i grupit, dhe të vazhdojë më detyrat e tjera që ka në mbështetjen të grupit. Pas bërjes prezentë të shpërdorimit të besimit tonë prej 6 muajsh si në aspektin organizativ, politik dhe deri tek ai ligjorë. Zonja Hajdari në mënyrë verbale deklaroi dorëheqjen e saj para grupit”, tha Lita.

Ditën e djeshme Hajdari reagoi në rrjetet sociale, duke siguaruar mbështetësit e saj se vazhdon të jetë kryetare e Grupit Parlamentar të Demokratëve.

"Ju siguroj se unë jam në krye të grupit Demokrat që ndërkohë po zgjerohet dhe forcohet edhe më shumë. Vendosmëria jonë për të çuar deri në fund reformimin e sistemit është detyrim ndaj çdo demokrati dhe opozitari që kërkon ndryshimin në Shqipëri. Shihemi të enjten!", shkruante Hajdari./Gazeta Liberale

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH