Aktualitet

Hajdari: Mora garancinë nga SHBA e BE për ndryshimin e sistemit

               Publikuar në : 21:48 - 05/06/20 liberale

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik me ambasadorët në Pallatin e Kongreseve, deputetja Rudina Hajdari në një prononcim për mediat, tha se do të duhej të kishte pasur të tjerë elementë që ky kompromis të quhej reformë, ndërsa shtoi se “hapja e listave është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë vendit”.

Hajdari deklaroi gjithashtu, se në lidhej me këtë pikë ka marrë garancinë e Ambasadës së SHBA e BE dhe se bisedimi për ndryshimin e sistemit do vazhdojë, e po ashtu edhe për ligjin e referendumeve.

Duhej që ne të kishim një kompromis, por nuk ka qenë një gjë e lehtë se që kjo të quhej reformë duhej të kishte elementë të tjerë, jo këto që u prezantuan në draft. Minimalit nëse do e bllokoja vetëm unë këtë marrëveshje do dukej sikur unë nuk e dua BE, por besoj se e dukshme është fakti që opozita parlamentare ka qëndruar në parlament për t’ja shtruar rrugën Shqipërisë. Duhet të jemi vigjilentë se në Shqipëri nuk ka thjeshtë dëmtim të procesit të zgjedhjeve por dhe demokracisë. PS e ka kapur pushtetin dhe e trajton Shqipërinë siç e ka, plaçkë të vetën.

Shumë njerëz kur kanë parë se sa e drejtë është të luftojmë për ndryshimin e sistemit zgjedhor, që nuk ishte fare në agjendë dhe tani kjo bisedë është hapur në çdo tryezë. Hapja e listave është gjëja më e rëndësishme që mund t’i ndodhi këtij vendi, që kushdo që do vijë pas Edi Ramës, mos të sillet si Edi Rama. Ne kemi parë këta aktorë duke u sjellë në të njëjtën mënyrë dhe po shpresoja që të përfshihej edhe kjo pikë. Nëse ne nuk kem një sistem të hapur siç e kanë 90 përqind e anëtarëve në BE, ne duhet ta adoptojmë këtë, të kemi deputetë që japin llogari tek qytetarët. Unë mora garancinë sot më së tepërmi nga Ambasada e SHBA dhe delegacioni BE se bisedimi për ndryshimin e sistemit do vazhdojë, edhe për ligjin e referendumeve . E rëndësishme është edhe vota e diasporës. Ne sot i dhamë thjeshtë garancinë Shqipërisë që të hapi negociata me BE”, tha Hajdari.

Tags: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back