Aktualitet

Hajdari: Listat e hapura, realitet i zgjedhjeve të ardhshme

Shkruar nga Liberale
Hajdari: Listat e hapura, realitet i zgjedhjeve të ardhshme

Pas mbarimit të takimit në Këshillin Politik, deputetja Rudian Hajdari ka thënë se kërkoi edhe një herë konsensus për hapje të listave.

Hajdari u shpreh se ishte e pranishme në këtë mbledhje të radhës të Këshillit Politik për t’i kërkuar edhe një herë PD që të mbështesë ndryshimet kushtetuese.

“Nuk kam reshtur pa takuar qytetarë, për të marrë mbështetje për listat e hapura që kemi 1 vit që luftojmë. Ata me thonë mos u tërhiq, ec përpara…Unë erdha me këtë synim në Këshillin Politik, duke e shtruar këtë kërkesë për PD, të mbështesë ndryshimet kushtetuese, dua t’i mbështesin, se çdo demokrat e do që të vijnë njerëz që do përfaqësojnë popullin.

U bëj thirrje të gjithëve të bashkohen e të mbështesin listat e hapura. Kështu mbështet ndryshimi në Kuvend. Aty do miratohen ligje që kanë të bëjë me rritje pagesash për qytetarët, rritje të cilësisë në arsim… listat e hapura do ta fuqizojnë qytetarët shqiptarë. Nuk ka njeri që ta ndalë këtë furtunë ndryshimi. Nuk përtova sot të vija këtu, është e rëndësishme që të kemi konsensus të gjerë politik. Listat e hapura, realiteti i ardhshëm në zgjedhjet e ardhshme”, tha Hajdari.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH