Aktualitet

Hajdari: E trishtë që PS këmbëngul në një draft hileqar!

               Publikuar në : 14:13 - 01/10/20 liberale

Deputetja Rudina Hajdari tha se Partia Socialiste po këmbëngul për një draft hileqar, që devijon debatin për hapjen e listave 100%.

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik, Hajdari iu bëri thirrje të gjithë deputetëve të opozitës parlamentare që të refuzojnë të shkojnë në çdo mbledhje, derisa të pranohet kërkesa e tyre për hapjen 100% të listave.

“Është e trishtë që PS këmbëngul me një draft që është hileqar, që devijon debatin për hapjen e listave 100%. Ne duhet të vazhdojmë t’i bëjmë thirrje PS dhe kujto që është serioz për hapjen e listave. Nuk mund të negociojmë me këtë gjë, nuk do të bëjmë asnjë centimetër pas, sepse ka të bëjë me sovranitetin e popullit. Nuk ka centimetër pas. I ftoj kolegët e opozitës parlamentare që ne të refuzojmë të shkojmë në çdo mbledhje, derisa të pranohet kërkesa jonë për hapjen 100% të listave. Beteja e tyre është për një pushtet të tyre personal, ndërsa beteja jonë është për një të ardhme më të mirë”, u shpreh Hajdari.

Tags:


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back