Aktualitet

Hajdari: Do krijojmë parti të re, por pa Murrizin

Shkruar nga Liberale
Hajdari: Do krijojmë parti të re, por pa Murrizin

Figurat kryesore të opozitës parlamentare kanë deklaruar shpesh se Shqipërisë i duhet një parti e re politike, por mesa duket kjo është e vetmja gjë që bien dakord.

Deputeti Halit Valteri deklaroi para dy ditësh se me partinë e re synojnë deri në 20 mandate, teksa la të nënkuptohej se edhe deputetët Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi do të jenë në të njëjtvn forcë politike.

Por deputetja Rudina Hajdari ka deklaruar për "Report Tv" se në partinë e re që do të krijojë, nuk do të jetë Myslym Murrizi.

Hajdari ka thënë se ka nisur mbledhjen e firmave për t'u regjistruar zyrtarisht si parti e re, teksa ka shtuar se në ditët në vijim do të nisin takimet nëpër rrethe.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH