Aktualitet

Hajdari- Bashës: Shansi yt, ke bërë premtime për listat e hapura

Shkruar nga Liberale
Hajdari- Bashës: Shansi yt, ke bërë premtime për listat e

Rudina Hajdari tha se në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik diskutimet ishin të gjata por që nuk kishte asnjë reflektim nga ana e opozitës jashtëparlamentare.

Ajo i bëri thirrje Bashës të rreshtohet në anë e duhur të historisë dhe të vijë në këshill, pasi ka premtuar që do të mbështesë listat e hapura.

"Listat e hapur i kërkojnë 85 % e shqiptarëve, por ajo që ndodhi ishte diskutimi mbi marrëveshjen e 5 qershorit dhe asnjë reflektim për listat e hapura. Thirrje Bashës që të mos i rreshtojë demokratët në rresht me ata njerëz që duan listat të mbyllura, por në atë rresht që duan lista të hapura. Përndryshe do të kenë në anën e keqe të historisë , pasi kjo është një ndryshim thelbësor për shoqërinë dhe do të ndihmojnë opozitën për ndryshime thelbësore.

Ke bërë premtime pas premtimi që do mbështesë listat e hapura, ky është shansi yt dhe rreshto opozitën në këtë kauz, mos u rreshto me Rudina Hajdarin apo Myslim Murrizin, por me qytetarët që duan këtë ndryshim thelbësor. Marrëveshja e 5 qershorit është një hap pozitiv por jo fundi i reformës zgjedhore. Nuk mund që demokratët të lënë negociator një person që nuk tagrin e një vote. Sot erdhi një person me zero vota për të mbrojtur zgjedhoren. Basha të vij të mbroje demokratët dhe të mos humbim më kohë dhe të mbyllim këtë marrëveshje më 30 korrik pasi e ardhmja e Shqipërisë nuk pret" , tha Hajdari

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH