Aktualitet

Ish-mundësi i Partizanit, sot 72-vjeç: Paguhem 35.000 lekë dita për patinime dhe lyerje, pres të shkoj së shpejti në Gjermani

Shkruar nga Liberale
Ish-mundësi i Partizanit, sot 72-vjeç: Paguhem 35.000 lekë dita

Një usta i moshuar, i quajtur Meti, i cili merret me patinime dhe lyerje, edhe pse 72-vjeç, nuk rresht së punuari dhe shprehet se këtë do ta bëjë sa kohë të ketë fuqi.

Para se të ushtronte këtë profesion ka qenë mundës me Partizanin për 25 vite.

“S’e kam lënë stërvitjen gjithë jetën, kam qenë mundës profesionist,” – u shpreh Meti. Ai tregoi se ka hequr dorë nga sporti sepse me pagesat nuk ja dilet të jetosh.

72-vjeçari tregoi se e dashuron këtë profesion dhe nuk ka menduar ta lërë edhe pse në pension.

“Sa të kem takatin do punoj. Kjo puna mua më rinon, më kënaq, unë e dashuroj punën. Shkoj me qejf në punë,” – tha Meti i cili paguhet 3500 lekë dita për patinime dhe lyerje.

Meti thotë se së shpejti do të shkojë në Gjermani ta ushtrojë dhe aty profesionin e tij.

“Bojaxhi për mua është kot, është ofenduese. Ndërsa usta është në rregull, Një patinim i mirë nuk duhet të jap dritëhije dhe të ketë valëzim. Drita anësore është skaner. Kam 32 vite që merrem me këtë zanat”, thekson ai.

“Patinim aty, e qaj unë profesionin. Kam punuar në Itali, në Firence, në objekte të vjetra restaurime. Aty kam punuar dhe murator dhe suvaxhi. Vepra më e vështirë janë restaurimet në gurë. Të nxjerrësh gurin e pastër. Pas Italisë kam qenë në Greqi dhe Francë. Tani pres mos iki për Gjermani për të punuar aty. Janë çuna të rinj që duan të më marrim. Jam 72-vjeç dhe do vazhdoj të punoj”, thekson Meti, teksa ishte i ftuar në emisionin “Real People” në Euronews Albania.

Ai u shpreh se ka dhe raste kur e kanë vënë në lojë dhe nëse ai nuk do tregonte aftësitë e tij fizike do vazhdonin ta tallnin. Në këto raste, Meti u ka sugjeruar atyre që e tallin, të bëjnë me të mundje dore.

Pengu që i ka mbetur nga jeta është që nuk ndihmoi dot bashkëshorten e tij të fitonte betejën me vdekjen, çka e ka bërë atë të vetmin rast kur Meti është ndjerë komplet i pafuqishëm.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH