Showbiz

Habit Maria De Filippi, ja pse u vesh me të bardha në funeralin e Berlusconit

Shkruar nga Liberale
Habit Maria De Filippi, ja pse u vesh me të bardha në funeralin e

Ditën e djeshme u mbajt funerali për Silvio Berlusconin, pranë studiove të Mediaset, ku morën pjesë figura të njohura të ekranit italian, mes të cilëve edhe Maria De Filippi.

Prezantuesja italiane tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, për shkak të veshjes së saj, që dallonte nga të tjerët në atë ditë zie.

Ajo u pa e veshur me të bardha, një ndër ngjyrat e preferuara të Berlusconit, i cili thoshte: “Vishuni me të bardha, sepse e zeza nuk e lejon dritën të kalojë”.

Por De Filippi nuk ishte e vetmja që mori pjesë në ceremoni. Ndër fytyrat e njohura të Mediaset ishte edhe Barbara d'Urso dhe Alba Parietti. Po ashtu edhe Massimo Boldi, Federica Panicucci, Vittorio Sgarbi, Alfonso Signorini dhe Gerry Scotti.

E pranishme ishte edhe ish-bashkëshortja e tij Veronica Lario, e cila ishte ulur në rreshtin e dytë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH