Aktualitet

“Guxim që vret jetën”, policia gjobit 9 drejtues mjetesh

Shkruar nga Liberale
“Guxim që vret jetën”, policia gjobit 9 drejtues mjetesh

Policia rrugore ka gjobitur 9 drejtues mjetesh pasi kanë thyer rregullat e qarkullimit rrugor, duke ecur me shpejtësi mbi normat e lejuara.

Sipas policisë mësohet se gjatë mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit përgjatë segmentit të Saukut u ndëshkuan 9 shoferë, të cilët ecnin me shpejtësi nga 70 km/h deri 90 km/h mbi normën e lejuar.

Ndërsa si masë ndëshkimi atyre iu janë hequr patentat.

Njoftimi i policisë:

158 km/h- 174 km/h ✈në segmentin? Sauk-Teg.

Guxim? që vret jetên ?.

Policia Rrugore ? në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve vijon kontrollet me Radar në akset dhe segmentet rrugore ku shpesh abuzohet me shpejtësinë e në disa raste bëjnë edhe gara shpejtësie.

Pavarësisht kontrolleve të shtuara nga Policia Rrugore e kryeqytetit përsëri janë evidentuar shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë.

Gjatë orëve të vona të mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm në segmentin rrugor Sauk-Teg u evidentuan 9 raste me shpejtësi nga 70 km/h deri 90 km/h mbi normën e lejuar (90 km/h norma e lejuar ), të cilëve ju tërhoq Leja e Drejtimit dhe do dalin në OASh.

?Shpejtësisë se të rrezikon jetën?

Respekto rregullat e qarkullimit për të shkuar i sigurt në destinacion?

??✍✍. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH